Analistja politike, Arta Tahiri vlerëson se presidenti i ri në Kosovë do të duhej të zgjidhej drejpërdrejt nga populli për t’iu shmangur pazareve politike. Sipas saj, arsyeja kryesore që nuk ka koalicione midis partive shqiptare është se i frikësohen hubjes së elektoratit.
“Unë mendoj se presidenti duhet të zgjedhet nga populli, sepse tradicionalisht po dëshmohet se zgjedhjet në këtë formë po bëhet përmes pazareve politike. Pastaj vendi po gjendet para krizave kur po bisedohet se në mars ose prill mund të pritet prap një proces tjetër zgjedhor”, tha ajo.
