TABELAT “SMART” DHE INFORMATIVE, SMAILOVIÇ: S’ËSHTË E VËRTETË SE MUNGON SHQIPJA

TË FUNDIT

Nëpërmes tabelave të mençura dhe informative të cilat po vendosen nga ana e Qytetit të Shkupit dhe Drejtoria e Rrugëve dhe Rrugicave në të ardhmen qytetarët do të mund të informohen për situatën e trafikut brenda qytetit. Drejtori i Drejtorisë për Rrugë dhe Rrugica, Senad Smajloviç për Tv21 thotë se për momentin 5 tabelat informative të cilat janë vendosur brenda qytetit, janë në fazën e provave.

“Për momentin në territorin e qytetit të Shkupit janë vendosur 5 tabela të këtilla VMS, konkretisht tabela informative, për personat që hyjnë në qytetin e Shkupit. Këto tabela janë në fazën provuese dhe ende nuk janë në funksion të plotë, për edhe çka janë vendosur”, u shpreh Senad Smajloviç nga Drejtoria e Rrugëve dhe Rrugicave.

Duke pasur parasysh këtë, Smailoviç thotë se tre nga pesë tabelat e vendosura janë në tre gjuhë.

“Këtë e bëjmë thjeshtë për të parë se a funksionojnë të gjitha led diodat, a ka fuqi të mjaftueshme të rrymës po mundohemi të barazojmë dritën e diellit me led diodat. Nuk është e vërtetë që këto nuk janë tre gjuhësore siç e kanë paraqitur disa mediume dhe portale.  Porosia, blerja e parë e pesë  tabelave të mençura na ka kushtuar 12 milion denarë”, theksoi Senad Smajloviç nga Drejtoria e Rrugëve dhe Rrugicave.

Smailoviiç tha se drejtoria që ai drejton po mundohet që mes tjerash t’ju ikë edhe gabimeve drejtshkrimore që mund të ndodhin gjatë përshtatjes ose përkthimeve. Të gjitha shenjat dhe tabelat që do të vendosen nëpër qytet do të jenë tre gjuhësore. Tabelat e këtilla janë vendosur për herë të parë nga kur është miratuar miratimi i ligjit të gjuhëve në gjithë territorin e vendit dhe pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese.

Përgatiti: Mevludin Imeri