“Republika Popullore e Shqipërisë”. Këto tabela rrugore me emrin e vjetër të Shqipërisë ende gjenden në Ohër, të cilat të orientojnë drejt kufirit Shën Naumi. Përveç se janë të vjetra me dekada, ato nuk janë as në gjuhën shqipe.
Në qytetin e Ohrit asnjë nga tabelat nuk figuron në gjuhën shqipe, as rrugës deri në Shën Naum asnjë nga tabelat nuk figuron në Gjuhën shqipe. Katër tabela si kjo prapa meje janë të shkruara në këtë formë, përveç nuk kanë gjuhën shqipe ato ende e shkruajnë “Narodna Republika Albania” që d.m.th. Republika Popullore e Shqipërisë, të katër tabelat të cilat të drejtojnë deri në kufirin me Shqipërinë këtu tregojnë në këtë formë dhe në këtë mënyrë janë të shkruara dhe nuk i kanë hequr.
Bekim Mehemdi nga Rrugët e Maqedonisë tha se kanë bërë kërkesë për ndryshimin e këtyre tabelave dhe presin përgjigje nga institucionet përgjegjëse.
“Jam i njoftuar për këto tabela, kam dërguar kërkesë deri te Agjencia e Rrugëve që ata të më lejojnë t’i largojë të vjetrat dhe të vendosim tabelat të reja. Pres të më miratohet kërkesa dhe më pas ne të veprojmë”, tha Bekim Mehmedi – Drejtor “Rrugët e Maqedonisë”.
Përveç kësaj, në hyrje të Ohrit asnjë tabelë nuk është e shkruar në shqip. Ohri edhe pse me statistikat e vitit 2002 ka vetëm 7,02 përqind shqiptarë, ai është tejet i frekuentuar nga shqiptarët sidomos gjatë sezonit verorë.
Nga ana tjetër rruga që të çon drejt Shën Naumit, një vend i cili tërheq shumë vizitorë dhe për më tepër atje është edhe kufiri me Shqipërinë, është e shkatërruar me shumë gropa dhe tejet e ngushtë. TV21 mëson se Ndërmarrja Rrugët e Maqedonisë kanë pasur një plan për rregullimin e rrugës, por që UNESKO nuk ka dhënë leje për zgjerimin e saj, andaj si duket kjo rrugë për momentin do të mbetet në gjendjen e njëjtë.
