Sveçla: Vuçiq gënjeu sot për Policinë e Kosovës

TË FUNDIT

Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla ka deklaruar se presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka gënjyer në konferencën e sotme në lidhje me Policinë e Kosovës.

Ai në një postim në Twitter ka thënë se në konferencën e Vuçiq ka pasur shtrembërime të qëllimshme.

“Ministri i propagandës së Millosheviqit, Vuçiq në konferencën e sotme ka gënjyer për Policinë e Kosovës. Një zotim nga e kaluara se Ushtria e Kosovës (FSK) nuk mund të shkojë në veri pa pëlqimin e komandës së KFOR-it, është shtrembëruar qëllimisht. Policia e Kosovës është e autorizuar të sigurojë sundimin e ligjit dhe sigurinë për të gjithë qytetarët përreth Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.