Nëpërmjet një kumtese Gjykata Supreme informon se е refuzon si të pabazë kërkesën e dytë të biznesmenit Sead Koçan, për të shtyrë vendimin për të vuajtur dënimin me burg, i cili përmes avokatëve të tij javën e kaluar ishte dorëzuar në gjykatë.
Sipas vendimit të Gjykatës së Apelit për lëndën e Prokurorisë Speciale Publike “Trust”, biznesmeni Sead Koçan duhet të vuajë 4 vjet e tetë muaj dënim me burg në vend të gjashtë vjet burg siç ishte i dënuar nga Gjykata Penale.
