Është caktuar termini i ndeshjeve të javës së 4-të në Raiffeisen Superligë dhe të javës së 3-të në Ligën e Parë. Do të jetë ndeshja ndërmjet Hajvalisë dhe Gjilanit, ajo që do ta nisë javën e katërt në elitë, derisa dy ndeshje do të luhen të shtunën dhe tri të tjera të dielën.
Superliga në këtë xhiro sjellë ndeshje të forta, por që dy ndeshje karakterizohen si derbi. Përballja mes Feronikelit dhe Drenicës pritet të sjellë një ndeshje interesante. Në këtë rast kampioni do të tentojë të vazhdojë ecurinë e rezultateve pozitive pa pësuar asnjë humbje deri tani, e në anën tjetër drenicakët do të tentojnë të këndellën pas humbjes që e pësuan nga Gjilani xhiron e kaluar.
Ndeshje mes Besës dhe Prishtinës e cila zhvillohet ditën e diele, pritet të sjellë një duel interesant. Ani pse Besa nuk ka pasur një start të mirë, skuadrës nga kryeqyteti mund t’i sjellë telashe. Në anën tjetër Prishtina do të mundohet që t’i rikthehet rezultateve pozitive pas ndeshjes miqësore që e zhvilloi me skuadrën turke, Sivasspor në Turqi.
Përveç këtyre ndeshjeve që llogariten si derbi në fundjavë do të ndeshen edhe këto skuadra : E premte Hajvalia –Gjilani, të shtunën, Istogu – Liria, ndërsa të dielën zhvillohen këto takime Vushtrria – Trepça ’89 ndërsa për Llapi – Drita termini i kësaj ndeshje nuk është caktuar ende./K.L/
