Forcat izraelite të sigurisë e kanë vrarë burrin e armatosur, i cili vrau dy persona dhe plagosi disa të tjerë në “sulmin terrorist” në qendër të qytetit bregdetar Tel Aviv, kumtuan persona zyrtarë.
“Terroristi i cili e ka kryer sulmin e djeshëm të armatosur në Tel Aviv është gjetur dhe neutralizuar”, kumtuan persona zyrtarë, duke shtuar se njeriu, i cili ka qenë palestinez nga Bregu Perëndimor, është vrarë në afërsi të xhamisë në lagjen Jafa, njoftoi Bgnes.
