Sulmohet Valon Syla

TË FUNDIT

Analisti, Valon Syla është sulmuar sonte nga tre persona.

Për pasojë, Syla ka pësuar lëndime të lehta në kokë.

Syla, i cili ishte pjesë e emisionit Pressing në një debat që lidhej me gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, është sulmuar pak minuta pasi që ka dalë nga studioja.

Siç kupton Express, tre persona e kanë përcjell Sylën deri te Bregu i Diellit. Sulmi ndaj tij ka ndodhur para lokalit të quajtur “Image”.