Sulmohet sërish me armë policia e Kosovës në Veri

TË FUNDIT

Njësia policore e Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit (SPMK) Zubin Potok, derisa ka qenë duke vendosur një barkë patrulluese në Liqenin e Ujmanit është sulmuar me armë zjarri.

Njësia policore ka njoftuar se në drejtim të tyre ka pasur të shtëna me armë. Sipas policisë, kanë qenë afërsisht 10 të shtëna me armë zjarri, shkruan KosovaPress.

“Të shtënat kanë qenë të njëpasnjëshme, nga pjesa tjetër e liqenit dhe kanë goditur afër barkës së policisë. Nga këto të shtëna nuk ka persona të lënduar”, njoftoi policia.

Lajm ne perditesim