Protestuesit armenë kanë sulmuar ndërtesat qeveritare në kryeqytetin e Armenisë, Yerevan, pas zemërimit që shpërtheu kundër marrëveshjes së paqes, me të cilën synohet t’u jepet fund luftimeve me Azerbajxhanin në rajonin Nagorno-Karabak. Protestuesit arritën të futen në ndërtesën e Kuvendit. Kryetari i Kuvendit, Ararat Mirzoyan, u gjend në turmë dhe u rrah nga një grup i dhunshëm protestuesish deri i humbi vetëdija.
Pashinyan ka nënshkruar një marrëveshje me udhëheqësit e Azerbajxhanit dhe Rusisë për t’i dhënë fund konfliktit ushtarak mbi rajonin Nagorno-Karabakh mëngjesin e së matës, pas më shumë se një muaj gjakderdhje. Deklarata vjen pas gjashtë javë luftimesh të ashpra dhe përparimeve nga forcat e Azerbajxhanit. Zyrtarët azerë thanë të hënën se forcat e tyre kishin kapur dhjetëra vendbanime të tjera në Nagorno-Karabakh, një ditë pasi shpallën fitoren në betejën për qytetin e dytë më të madh strategjik të enklavës.
