Të paktën shtatë civile u vranë dhe dhjetë të tjerë u plagosën nga një sulm terrorist në juglindje të Turqisë.
Gjashtë persona u vranë në vend dhe njëri nga të plagosurit vdiq në spital duke rritur numrin e viktimave në shtatë.
Raportohet që eksplozivi i bërë me dorë ka shpërthyer gjatë kalimit të një automjeti civil që transportonte punëtorët e pyjeve.
Dyshohet se sulmin e ka bërë organizata terroriste PKK./21Media
