Sulm në një dasmë, 7 afganë të vdekur

TË FUNDIT

Të paktën 7 civilë e kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me mortajë nga talebanët në rajonin Kapisa të Afganistanit.

Zëdhënësi i Drejtorisë së policisë në Kapisa, Shayeq Shoresh deklaroi se predha e mortajës që u lëshua nga militantët talebanë goditi vendin e dasmës në fshatin Enarcuy në Kapisa.

“Në sulm humbën jetën 7 civilë ndërsa u plagosën 4 të tjerë”, tha Shoresh duke shtuar se në mesin e personave që kanë humbur jetën ka edhe fëmijë.

Talebanët pretendojnë se sulmi me mortajë është kryer nga forcat e sigurisë.

Në njërën anë në vend vazhdojnë punimet për sigurimin e stabilitetit ndërsa në anën tjetër vazhdojnë sulmet.

Sipas qeverisë afgane në vend prej rreth një muaji janë rritur ngjarjet e dhunshme që nga fillimi i tërheqjes së forcave të huaja.

Misioni i Kombeve të Bashkuara për ndihmë të Afganistanit (UNAMA) njoftoi se në tremujorin e parë të vitit 2021 në Afganistan janë vrarë 573 civilë./AA