Një grup nxënësish që prisnin autobusin u sulmua me thikë nga një person në qytetin Kavasaki në jug të Tokios.
Së paku 18 persona u plagosën, ndërsa një 12-vjeçar dhe një 39-vjeçar vdiqën. Sulmuesi i moshës 50 vjeçare vrau edhe veten, derisa motivi i sulmit nuk dihet.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili ndodhet në Japoni në një vizitë shtetërore shprehu keqardhje për viktimat./21Media
