Sulm me raketa në Moldavi

TË FUNDIT

Një seri shpërthimesh u dëgjua të hënën pranë ndërtesës së Ministrisë së Sigurisë Shtetërore në Transnistria, rajon i vetëshpallur si i pavarur në Moldavi.

Sipas njoftimeve të mediave lokale, është sulmuar godina e Ministrisë së Sigurimit të Shtetit në Tiraspol, i ashtuquajturi kryeqyteti i Transnistrias, territor i kontrolluar nga separatistët pro-rusë.

Mësohet se objekti ka pësuar dëmtime të rënda, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës.

Ministria e Punëve të Brendshme në Transnistria tha se askush nuk u lëndua nga sulmi.

Pasi Moldavia shpalli pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik në 1991, Transnistria, e vendosur në bregun lindor të lumit Dniester, gjithashtu shpalli në mënyrë të njëanshme mëvetësinë.

Konflikti i armatosur që filloi midis Moldavisë dhe Transnistrias pas shpalljes së pavarësisë përfundoi me një armëpushim më 22 korrik 1992.