Sulm me bombë, vriten së paku 62 persona

TË FUNDIT

Sulm me bombë në Afghanistan

Sulm me bombë në Afghanistan

Së paku 62 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në një sulm me bombë, që shënjestroi besimtarët myslimanë gjatë lutjeve të sotme në një xhami në Afghanistan. Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Sulmi ndodhi vetëm disa orë pasi Kombet e Bashkuara thanë se numri i civilëve të vdekur në vendin e shkatërruar nga luftimet, ka arritur në një nivel të paprecedent gjatë këtij viti.

Sipas, Kombeve të Bashkuara, 1 mijë e 174 civilë janë vrarë vetëm gjatë periudhës në mes të korrikut dhe shtatorit, me muajin korrik që konsiderohet si më i përgjakshmi në dekadat e fundit në Afghanistan./21Media