Armata siriane ka kumtuar se Izraeli herët në mëngjes ka kryer sulm ajror ndaj një pozicioni ushtarake në periferi të kryeqytetit Damask, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Ky ishte sulmi i dytë izraelit në objektiva pranë kryeqytetit në katër ditët e fundit. Sulmi i kryer të shtunën aktivizoi mbrojtjen siriane, e cila gjatë ditës lëshoi raketa në periferi të Damaskut, duke plagosur dy ushtarë.
Një komunikatën e shkurtër të ushtrisë siriane, e cituar nga media shtetërore, theksohet se sulmet ajrore u kryen këtë mëngjes nga Izraeli verior dhe se qëllimi ka qenë një pozicion ushtarak në Zakia, paralagje e Damaskut.
