Sulm i armatosur në Zelandë të Re, policia vrau sulmuesin

TË FUNDIT

Policia në Zelandë të Re publikoi se e ka qëlluar për vdekje një burrë i cili i kishte plagosur disa persona në një incident serioz i cili ndodhi në një qendër tregtare në Ouklend.

“Policia mund të konfirmojë se një burrë ka hyrë në supermarket dhe i ka plagosur disa persona. Policia e ka gjetur atë dhe e ka qëlluar. Ai ka vdekur në vendin e ngjarjes”, thuhet në kumtesë.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Xhasinda Ardern deklaroi se sulmi në supermarketin në Ouklend është sulm terrorist. Ardern tha se sulmuesi është shtetas i Sri Lankës i cili ka pasur lidhe me SHI-në dhe ka qenë nën mbikëqyrje.

Radio Zelanda e Re publikoi se të paktën katër persona janë plagosur, por autoritetet e atjeshme akoma nuk e kanë konfirmuar numrin.