Një person ka sulmuar me thikë disa të tjerë në Wurzburg, një qytet në Gjermani, ku ka lënë të vdekur tre prej tyre dhe gjashtë të tjerë të lënduar.
I dyshuari është nga Somalia.
Sipas policisë, tanimë nuk ka asnjë rrezik, pasi i njëjti është arrestuar dhe zonat në qendër të qytetit janë bllokuar.
Videot në rrjete sociale shfaqin një burrë me një thikë në dorë i cili shëtit pasi ka sulmuar viktimat. Nuk raportohet për të tjerë të lënduar, për momentin, gjithsesi vendi është rrethuar nga policia dhe njësitet mjekësore./21Media
