“Suismedik”: Nuk ka lidhje kauzale mes vaksinës dhe vdekjes së personit të moshuar nga Lucerni

TË FUNDIT

Nuk ka lidhje kauzale mes vdekjes së personit 91-vjeçar dhe vaksinës që e ka marrë kundër Kovid-19, kumtoi sot instituti zviceran për medikamente “Suismedik”, duke shtuar se personi i vdekur ka pasur disa sëmundje.

Hetimi i kryer nga autoritetet shëndetësore kantonale të Lucernit dhe “Suismedik” konfirmuan se sipas të gjitha gjasave, nuk ka lidhje mes vdekjes dhe vaksinës kundër Kovid-19, ceket në kumtesën e “Suismedik”, transmetuar nga mediumet britanike.

Në kantonin zviceran të Lucernit dje ndërroi një person i cili v etëm para disa ditëve ishte vaksinuar kundër koronavirusit.

Drejtoria kompetente për shëndetësi e konfirmoi vdekjen e personit i cili ishte vaksinuar, por, sipas shkrimit paraprak në ueb-faqen “zejtpunkt”, nuk është konfirmuar nëse ekziston lidhshmëri mes vaksinës dhe shkakut të vdekjes.

Sipas mediumeve zvicerane, bëhet fjalë për person i cili ka ndërruar jetë dje, ndërsa ishte vaksinuar më 24 dhjetor në institutin për persona me demencë.