Suhejl Muharemi rikthehet te FC Shkupi

TË FUNDIT

Sulmuesi 23 vjeçar, Suhejl Muharemi, pas përfundimit të aventurës te Klubi Feronikeli i Drenasit, është rikthyer sërish aty ku edhe e filloi karrierën e tij futbollistike te FC Shkupi. Këtë e kanë bërë të ditur nga FC Shkupi në rrjetet sociale, transmeton TV21.

“Mirë se u ktheve atje ku filloi gjithçka, Suhejl Muharem.

I ke veshur këto ngjyra me krenari. Ke ikur si një prej nesh.

Tani po kthehesh—jo vetëm si lojtar, por si pjesë e familjes.

Historia vazhdon… dhe ky kapitull do të jetë edhe më i fortë.

Një herë FC Shkupi, gjithmonë FC Shkupi”, theksojnë nga FC Shkupi.

Kujtojmë se sulmuesi 23 vjeçar Suhejl Muaremi sezonin e kaluar ka luajtur për Feronikelin e Drenasit. Gjatë qëndrimit te Feronikeli, Muharemi realizoi një gol dhe regjistroi një asist, duke ndihmuar ekipin në momente vendimtare falë paraqitjeve të mira.