Suharekë, sulm ndaj personit zyrtar

TË FUNDIT

Dje në Suharekë një person e ka sulmuar drejtorin e shërbimeve publike,arsyja e sulmit ndaj personit zyrtar është zbardhur kurse i dyshuari është arrestuar.
Ja komunikata e plotë e Policisë

Rreth orës 14:00, I dyshuari Xh. A. Ka shkuar në objektin e Komunës së Suharekës dhe pasi është futur brenda Zyrës së Shërbimeve publike dhe Emergjencave e ka sulmuar fizikisht drejtorin e kësaj drejtorie për shkak se i dyshuari nuk ishte pranuar në punë të përkohshme si zjarrfikës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer hetime. I dyshuari është arrestuar dhe po mbahet në objektet mbajtëse të policisë.