Banka kineze “Eksim banka”, ka njoftuar institucionet se do të paguhen 200 milion eurot rezervë nga kredia e parë dhe 180 milion nga kredia e dytë. Ndërsa gjysma e autostradës planifikohet të jetë në funksion vitin e ardhshëm.
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, theksoi se janë siguruar mjetet dhe duhet të dinamizohet procesi i ndërtimit.
“Planifikojmë që periudhën e ardhshme të përpiqemi që 30-të kilometrat nga Ohri deri në Vërbjan t’i aftësojmë dhe të mund të lëvizet në atë rrugë. Praktikisht, më shumë se gjysma e autostradës të jetë në funksion ndërsa pjesa tjetër në vitin 2021”, potencoi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski.
