Suedia vendosi test PCR për shtetasit e huaj

TË FUNDIT

Vizitorët e huaj të cilët udhëtojnë  në Suedi do të duhet  të tregojnë test negativ për Kovid-19 jo më të vjetër se 48 orë, kumtoi sot Qeveria suedeze.

Vendimi vijon pas rekomandimit të javës së kaluar nga Agjencia  shëndetësore suedeze, e cila ka për qëllim ta parandalojë përhapjen e mutacioneve të reja të koronavirusit.

“Prej të shtunën, 6 shkurt, shtetasit e huaj të cilët duan të hyjnë në Suedi do të duhet  të tregojnë test negativ për Kovid-19. Pa atë, nuk do të mund të hyjnë në vend”, deklaroi kryeministri suedez Stefan Lofven në konferencën për shtyp.

Qeveria citoi se  do të ketë përjashtime nga rregullat, duke i përfshirë edhe udhëtarët tejkufitar dhe shtetasit e huaj me qëndrim në Suedi, për të cilët do të vlejnë rregullat e ndryshme.

Kufizimet për udhëtim tashmë janë në fuqi për njerëzit të cilët vijnë nga Britania e Madhe, Danimarka dhe Norvergjia, si dhe për të gjithë udhëtarët tjera jashtë Bashkimit Evropian.