Hulumtimi në Suedi ka treguar se deri në fund të prillit, vetëm 7,3 për qind e banorëve të Stokholmit kanë zhvilluar antitrupa të koronavirusit, që mund t’i rrisë druajtjet, se Suedia, e cila nuk vendosi karantinë, nuk do të arrijë imunitet kolektiv aq shpejt.
Këtë strategji e ka bërë epidemiologu kryesor suedez Anders Tegnel, i cili porositi të shfrytëzohen masa vullnetare kundër përhapjes së virusit, për dallim nga vendet e tjera të cilat vendosën masa dhe karantinë të detyrueshme.
Në Suedi, shumica e shkollave, restoranteve, kafeneve dhe objekteve afariste kanë qëndruar të hapura, madje edhe derisa pjesa më e madhe e Evropës ishte e mbyllur. Numri i rasteve të vdekjes nga Kovid-19 është më i madh sesa në vendet e tjera nordike, edhe pse është më i vogël numri sesa në vendet si Britania e Madhe , Italia dhe Franca.
Me hulumtimin për antitrupa, ata kanë dashur të konfirmojnë nëse ekziston potencial për imunitet kolektiv, gjegjësisht, gjegjësisht nëse në numër i mjaftueshëm e popullatës kanë zhvilluar imunitet, që do të parandalonte të përhapet infektimi.
Agjencia Shëndetësore Suedeze dje bëri të ditur se rezultatet nga ky hulumtim përputhen me modelet e tyre se është infektuar pothuajse një e treta e Stokholmit, duke sqaruar se studimi është zbatuar para shumë kohe, ashtu që sëmundja ndërkohë është zgjeruar.
Hulumtimi është zbatuar mbi bazë të 1,1 mijë testeve nga e gjithë Suedia, ndërsa janë publikuar vetëm numrat për kryeqytetin./MIA
