Kompania Saab e Suedisë njoftoi se i ka shitur Forcave Ajrore të Brazilit (FAB) 36 avionë luftarakë të tipit Gripen NG, raporton Anadolu Agency (AA).
Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë, Håkan Buskhe, në një deklaratë në faqen e internetit të kompanisë ka theksuar se kundrejt shitjes ata kanë marrë një shumë prej 39.2 miliardë kron (afërsisht 4.5 miliardë euro) dhe se avionët do të dorëzohen mes viteve 2019-2024.
Buskhe duke vënë në dukje se që nga muaji i ardhshëm në Suedi do të mbërrijnë pilotë dhe teknikë, ka theksuar se këto persona do të marrin trajnime teknike, etj.
Ai ndër të tjera ka theksuar se dëshirojnë të hyjnë edhe në tregun e Amerikës Jugore dhe se bashkëpunimi me Brazilin është shumë i rëndësishëm në këtë pikëpamje.
