Suedia heq pothuajse të gjitha masat kufizuese nga Kovid-19

TË FUNDIT

Pas Danimarkës,Suedia pothuajse ka hequr gjitha masat kufizuese të vendosura për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Masat të cilat janë hequr deri më tani janë mbajtja e maskave në vende të mbushura me njerëz si dhe orari aktual i punës në restorante dhe kafene. Gjithashtu nuk vlen edhe mbajtja e distancës fizike dhe kufizimi i numrit të vizitorëve në ngjarje dhe tubime. Zbutje të masave ka edhe për udhëtarët në Suedi të cilët nuk duhet të tregojnë më prova të vaksinimit, test negativ apo konfirmim se kanë kaluar Kovid-19 gjatë hyrjes në vend.

Ndryshe Qeveria dhe autoritete shëndetësore paralajmëruan heqjen e masave duke thënë se pandemia ka hyrë në një fazë të re, se shumica e njerëzve janë vaksinuar dhe se rastet e infeksionit me omikron janë më të lehta.

Megjithatë, disa masa mbeten në fuqi në vende të tilla si objektet shëndetësore dhe shtëpitë për të moshuarit dhe të pafuqishmit.