Subvencionet për bujqit në vitin 2023 mbeten të njëjta, tha Kovaçevski

TË FUNDIT

Aspak nuk zvogëlohet subvencioni i bujqve, por përkundrazi mbetet i njëjtë, e tek disa edhe do të rritet, te ata që kanë prodhim të rritur, tha në konferencën e sotme për shtyp kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke theksuar se me ndryshimet, 30 për qind nga subvencionet do të paguhen gjatë të korrave.

Ai po ashtu tha se për vitin 2023 do të vendoset sistem i ri për subvencione për bujqit, që do të shfrytëzohet në Bashkimin Evropian, me të cilin bujqit 30 për qind nga subvencioni do ta marrin atëherë kur janë të korrat, ndërsa pjesën tjetër do ta marrin në bazë të prodhimit të dorëzuar.

“Duke marrë parasysh se bëhet fjalë për vitin e parë, jo vetëm se nuk janë zvogëluar subvencionet, por përkundrazi ato edhe janë rritur. Ne dhamë një miliardë denarë shtesë që të mund të paguhet pagesa avans për bujqit me sistemin e ri të subvencionimit gjatë viti 2023. Aspak nuk zvogëlohet subvencioni i bujqve, por përkundrazi mbetet i njëjtë, e tek disa edhe do të rritet, te ata që kanë prodhim të rritur, ndërsa do të përshpejtohet edhe pagesa. Ajo 30 për qind do të bëhet para se të përfundojë tërë prodhimi, respektivisht gjatë të korrave”, tha Kovaçevski.

Kryetari i Qeverisë shtoi se reforma është vendosur pasi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave ka zbatuar diskutime dhe analiza me të gjitha grupet nënsektoriale në Ministri.

Ai potencoi se do të bëhen edhe ndryshime ligjore me qëllim që të sigurohemi me prodhime themelore ushqimore në shtet për vitin 2023.

error: Content is protected !!