Autoritetet franceze i paralajmërojnë notuesit ta shmangin bregun e Detit Mesdhe në afërsi të Marseit për shkak rrjedhjes së klorid hekurit nga një fabrikë të plastikës, ndërsa autoritetet kompetente filluan me vlerësimin e dëmit.
Zëdhënësi i kompanisë kimike Kem Van konfirmoi se rrjedhja ka ndodhur sot në mëngjes nga fabrika në Martig, qytet industrial i cili gjendet mes parqeve natyrore dhe plazheve në veriperëndim të Marseit.
Autoritetet lokale detare kumtuan se në vijim është analiza e vëllimit të substancës së derdhur.
