Suarez nënshkruan me Atletiko Madridin

TË FUNDIT

Luis Suarez zyrtarisht është lojtar i Atletiko Madridit. Lojtari nga Uruguai, i cili e braktisi Barcelonën me lot në sy, pasi ishte i padëshiruar në “Kamp Nou” nënshkroi marrëveshje dyvjeçare me “jorganxhinjtë”. Atletiko do të jetë ekipi i gjashtë në karrierën e sulmuesit 33 vjeçar.

Barcelona mund t’i fitojë rreth gjashtë milionë euro për Suarezin, në rast se aktivizohen disa klauzola të caktuara, lidhur me atë se si do të shfaqet ai në “Vanda Metropolitano”.

Suarez në “Kamp Nou” erdhi në vitin 2014 nga Liverpuli. I zhvilloi 283 ndeshje për katalonasit, duke i shënuar 198 gola, me çka u bë golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e klubit.

Sipas informacioneve në Spanjë, Diego Simeone do të tentojë ta tërheqë Edison Kavani dhe të formojë tandem sulmues uruguaian.