Stuhia vdekjeprurëse ndërpret lidhjet rrugore dhe hekurudhore në Kanada

TË FUNDIT

Një stuhi vdekjeprurëse e përshkruar nga zyrtarët si një stuhi që ndodh një herë në shekull, ka ndërprerë lidhjet rrugore dhe hekurudhore rreth Vankuverit në Kanada.

Dy autostrada që lidhin qytetin e Bregut Perëndimor u mbyllën pasi u dëmtuan nga përmbytjet.

Mijëra njerëz u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre për shkak të stuhisë masive, e cila goditi të hënën.

Një grua humbi jetën në një rrëshqitje dheu në autostradë dhe ekipet e shpëtimit thonë se të paktën dy persona të tjerë janë të zhdukur. Trupi i gruas u gjet pranë Lillooet, rreth 250 km nga Vankuveri.

Ministri provincial i Transportit, Rob Fleming, tha në një konferencë shtypi se ishte “stuhia më e keqe e motit në një shekull”.

Ekuipazhet e helikopterëve u dërguan gjithashtu në qytetin malor të Agassiz për të shpëtuar rreth 300 njerëz që mbetën të bllokuar në një rrugë të prerë./21Media