Vala e të nxehtit që ka goditur Moskën, në mënyrë të befasishme është ndërprerë në orët e para të mëngjesit, nga një stuhi e tmerrshme.
Gjatë fundjavës temperaturat shkuan në 36 gradë celsius, kurse sot ndryshoi gjithçka në Rusi. Në rrugën Pravda u shemb një kulm i shtëpisë, ndërsa kamerat e kanë filmuar këtë moment.,
Fillimisht qielli u errësua, më pas pasuan erërat e forta që merrnin gjithçka që u dilte përpara. Pamjet e këtyre momenteve u publikuan në rrjete sociale.
Por ajo çfarë e karakterizoi më së shumti këtë ngjarje ishte rrufeja që goditi një nënstacion në qytetin Shelkovo në lindje të Moskës – duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm dhe një aksident.
Pamje të tjera gjithashtu regjistruan momentin kur një erë e fortë rrëzoi një vinç ndërtimi që ra në vijën e transmetimit. Disa prej ndërtesave mbetën pa çati.
Sipas medieve ruse, Avenue Vernadsky ishte plotësisht nën ujë, prandaj trafiku u ndal.
Момент обрушения крыши на улице Правды.https://t.co/ouvFOYZtVF
— @kpru (@kpru) June 28, 2021
Видео: Lshot pic.twitter.com/KQf5TAdbCW
На смену жаре: Москву и область накрыл мощный ливень https://t.co/O8igoJUZev pic.twitter.com/s4Z2SVWCdt
— RT на русском (@RT_russian) June 28, 2021
I’m away from Moscow right now. But judging by this video from newspaper kiosk vendor Sveta (Valentina’s friend), it’s been bucketing down there. This is the view from Sveta’s kiosk. @bbcweather pic.twitter.com/9v6ndWpXqY
— Steve Rosenberg (@BBCSteveR) June 28, 2021
