Britania e Madhe duhet të vaksinojë dy milionë persona në javë për të parandaluar përhapjen e valës së tretë të koronavirusit. Ky është përfundimi i një studimi nga Shkolla londineze për higjenë dhe mjekësi tropikale.
Britania e Madhe ka më shumë se 71.000 raste të vdekjes nga koronavirusi dhe më shumë se 2,3 milionë raste të konfirmuara.
Në studim, autorët tregojnë se për të ulur presionin mbi njësitë e kujdesit intensiv nën nivelet e valës së parë, kufizimet më të mëdha duhet të qëndrojnë në janar, shkollat duhet të mbyllen dhe dy milionë personna duhet të vaksinohen në javë.
Nëse imunizimet masive nuk kryhen, pranimet në spital, njësitë e kujdesit intensiv dhe vdekjet deri në vitin 2021 mund të tejkalojnë ato në vitin 2020, paralajmëron studimi, duke shtuar se imunizimi i dy milionë personave në javë do të kishte ndikim të madh.
Autoritetet të enjten njoftuan se 600.000 persona në Britani të Madhe kanë marrë dozën e parë të vaksinës Fajzer/Biontek.
