Studim: Janë të vogla mundësitë për infektim me koronavirus në aeroplan

TË FUNDIT

Rreziku nga ekspozimi i koronavirusit gjatë fluturimit me aeroplan është shumë i vogël, thuhet në studimin e Ministrisë së Mbrojtjes të SHBA-së.

Kur një pacient i cili është i ulur dhe mban maskë, mesatarisht 0,003 për qind të grimcave në ajër në zonën e frymëmarrjes rreth kokës të një personi janë ngjitëse, madje edhe kur secili vend është i zënë, thuhet në studimin që mundet pozitivisht të ndikojë në industrinë aviacionit.

Testimi është me supozim se në aeroplan ka vetëm një person të infektuar dhe nuk e simulon ndikimin e lëvizjes së udhëtarëve.

Studimi, i kryer në fluturimet e “Junajted erlajns” me Boing 777 dhe 767, tregon se maskat ndihmojnë në minimizimin e ekspozimit të infektimit kur ndonjë kollitet, madje edhe nëse është në sediljen ngjitur.

Studimi vlerëson se një udhëtar do të mund të jetë në aeroplan 54 orë me një person të infektuar që të infektohet.

Hulumtimi ka zgjatur gjashtë muaj dhe ka përfshirë 300 teste gjatë 38 orëve fluturim dhe 45 orëve testim të vendit.