Studim i Universitetit Kolumbia: Nga maji tetë milionë amerikanë janë të varfër

TË FUNDIT

Pothuajse tetë milionë amerikanë “kanë hyrë në varfëri që nga maji”, sipas studimit të Universitetit Kolumbia, të publikuar në Njujork tajms.

Hulumtuesit kanë zbuluar se shkalla mujore e varfërisë për në shtator është më e lartë nga shkalla në prill apo maj, ndërsa gjithashtu i tejkalon edhe nivelet para krizës. Zbulimi vjen pasi duket e pamundur se do të arrihet marrëveshje për ndihmën e re stimuluese para zgjedhjeve në nëntor.

“Shkalla mujore e varfërisë është rritur prej 15 në 16,7 për qind nga shkurti deri në shtator të vitit 2020, madje edhe pas marrjes parasysh transferimeve të të ardhurave të CARES Act“,  kanë shkruar hulumtuesit nga Universiteti Kolumbia.

“Rritja e shkallës mujore të varfërisë veçanërisht është shënuar te individë afro-amerikanë dhe me origjinë nga Amerika Latine, si dhe te fëmijët”, shtojnë ata.

Një studim i veçantë të hulumtuesve nga Notër Dam dhe Universiteti në Çikago, ka zbuuar se gjashtë milionë persona kanë rënë në varfëri në tre muajt e fundit, shkruan “Tajms”.

“Është me rëndësi që studimet dallohen nga muaji i fundit: Derisa modeli i Universitetit Kolumbia tregon përmirësim në shtator, analistët nga Çikago dhe Notër Dam konfirmuan se varfëria vazhdon të rritet”, publikoi “Tajms”.