Por në një postim në Facebook, kryeministri Rama iu është përgjigjur duke publikuar një video ku tregohen premtimet e mbajtura në lidhje me “Paktin e Universitetit”.
Sipas kryeministrit, të paktën 86.271 studentë kanë përfituar nga zerimi apo përgjysmimin i tarifave në të gjitha degët e bachelor.
“Zero tarifë për 11.779 studentë ekselentë, zero tarifë për 3.238 për studentët në nevojë dhe ulje e tarifës me 50% për 71.254 studentë të tjerë,”-shkruhet në të dhënat e publikuara në video. “459 studentë ekselentë janë punësuar në instituticionet e administratës shtetërore, brenda dhe jashtë shërbimit civil. Ndërsa 951 të rinj po zhvillojnë praktikën e punë në Programin Kombëtar të Praktikave të Punës, ku 200 prej tyre do punësohen në fund të programit”./oranews
