Studentët paralajmërojnë se do të presin deri javën e ardhshme dhe do të organizojnë referendum, pas kërkesave të tyre që sujta studentore të rritet nga 140 në 200 denarë. Ky paralajmërim vjen pasi takimi i tyre me kryeministrin dhe ministren e arsimit dje nuk solli marrëveshje konkrete. Qeveria ka propozuar një model të ri me vauçerë elektronikë për përdorim në restorante dhe kafene, si alternativë ndaj kartave aktuale, në të cilat transferohen 840 denarë që mund të shpenzohen edhe për cigare dhe alkool. Ministrja Janevska thotë se diskutimet vazhdojnë dhe se pret që të gjendet një zgjidhje e pranueshme për të gjithë. Nga ana tjetër, pas një jave, nëse nuk ka reagim nga institucionet, studentët paralajmërojnë hapa të mëtejshëm.
“U ofruam zgjidhje të re sistemore, sipas asaj që quhet shujtë e subvencionuar, sipas kërkesave të tyre nga e kaluara, paka a shumë sipas asaj që e ka Republika e Sllovenisë. Gjithqysh që do të gjejmë zgjidhje. Në këtë moment ende po diskutojmë, presim përgjigjet e tyre, por besoj se në fund të gjithë do të jemi të kënaqur nga përfundimi”, tha Janevska.
“Ne dhamë kohë që nga fillimi kur e dorëzuam nismën, e ajo ishte deri më 1 tetor. Duke pasur parasysh se nisma është dorëzuar mbi një muaj e gjysmë më parë, e studentët qëndrojmë të varur mbi 1 muaj e gjysmë dhe ende presim përgjigje. Konsideroj se është mirë të presim deri javën e ardhshme, ja ta bëjmë edhe referendumin studentor, që pas kësaj, nëse shteti nuk reagon dhe studentët lihen në fund, dhe standardi studentor trajtohet si luks, për dallim prej gjërave të tjera që nuk lidhen me studentët , ku investohen më shumë mjete, konsideroj se më tej duhen ndërmarrë hapa të tjerë”, deklaroi studentja
