Stoltenberg: Të dhënat e NATO-s të jenë të sigurta pa dallim se kush është në pushtet

TË FUNDIT

NATO-ja të ketë standarde dhe procedura të cilat sigurojnë që të gjithë që punojnë me të dhëna të klasifikuara në Aleancë, duhet t’i kënaqin standardet e tyre, porositi sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, duke shtuar se kjo është bërë në mënyrë të sigurt dhe të besueshme edhe në Mal të Zi.

Në pyetje të gazetarëve të RTCG-së nëse për NATO-n është e pranueshme që përfaqësuesit e partive proserbe të kryesojnë shërbime të zbulimit, Stoltenberg theksoi se kriteret e sigurisë duhet të jenë të kënaqshme pa dallim se kush është në pushtet.

“NATO-ja punon që të gjitha kriteret e sigurisë të jenë të kënaqshme dhe kjo vlen për të gjithë, madje edhe në Mal të Zi pa dallim se kush është në pushtet, sepse kjo është kërkesë të cilën të gjitha vendet duhet ta kënaqin”, theksoi Stoltenberg.

Ai theksoi edhe se është i njoftuar me sfidat me të cilat përballet Mali i Zi,

“Shikojmë se në fushatën zgjedhore ka pasur dezinformata dhe tentime për kërcënime hibride kundër Malit të Zi, si dhe tentime për grusht shtet në vendin e zgjedhjeve të kaluara. Kjo është arsyeja për shkak të së cilës NATO-ja punon së bashku me Malin e Zi dhe aleatët, me qëllim që të luftojmë me kërcënimet dhe kiber sulmet dhe do të vazhdojmë të punojmë me vendin”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s.