Stoltenberg: Rusia po përgatitet për luftë të gjatë në Ukrainë

TË FUNDIT

Kryesia ruse po përgatitet për luftë të vazhduar në Ukrainë, kështu që të gjitha vendet anëtare të NATO-s të cilat e mbështesin Kievin duhet të vazhdojnë të sigurojnë armë për armatën ukrainase derisa (Vlladimir) Putini nuk kupton se nuk është në gjendje të fitojë në fushë-betejë. Këtë e deklaroi për AFP-në sekretari  përgjithshëm i Aleancës veriatlantike, Jens Stoltenberg, transmeton BTA.

“Nuk duhet ta nënvlerësojmë Rusinë, kjo planifikon luftë të gjatë”, tha shefi i NATO-s.

Sipas tij, akoma nuk ka shenja se presidenti rus Vlladimir Putin ka hequr dorë nga qëllimi i tij për ta marër nën kontroll Ukrainën.

“Shoh se ata (rusët) po mobilizojnë më shumë forca, janë të gatshëm të sakrifikojnë shumë, po tentojnë të fitojnë më shumë armatim dhe municion”, shtoi Stoltenberg. Në këtë kontekst, ai shprehi bindje se Putini është i gatshëm ta vazhdojë luftën me operacione të reja ofenzive.

Aleatët re NATO-s, të krxesuar nga SHBA-ja, dërguan armë në Ukrainë në vlerë prej një miliardë dollarë, ndërsa kjo e ndihmon Kievin ta ndryshojë pozitën e vet në luftime, vëren Ukrinform.

“Me siguri, kjo luftë do të përfundojë në tryezë negociuese, si dhe shumica e luftërave”, tha Stoltenberg. Në të njejtën kohë, ai theksoi se secili vendim duhet ta garantojë sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës. Mënyra më e shpejtë të arrihet kjo është të mbështetet Ukraina me armë “në mënyrë që Putini të kuptojë se nuk mund të fitojë në fushë-betejë dhe duhet të ulet dhe të negociojë me vullnet të mirë”, potencoi Stoltenberg.