Stoltenberg paralajmëron video-konferencë të ministrave të mbrojtjes për COVID-19

TË FUNDIT

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sot paralajmëroi se nesër do të mbahet video konferencë e ministrave të mbrojtjes të vendeve-anëtare të Aleancës, në të cilën do të marrin pjesë edhe ministrat e mbrojtjes së Finlandës dhe të Suedisl, si dhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhuzep Borel.

“Duhet të sigurohemi që kriza shëndetësore të mos bëhet e sigurisë dhe të jemi më mirë të përgatitur për sfidat e reja”, theksoi Stoltenberg.

Ai shtoi edhe se në takim do të bisedohet edhe për kundërshtimin e dezinformatave.

“Kemi parë se shtetet dhe aktorët jo shtetërorë tentojnë ta shfrytëzojnë pandeminë si përhapje e pohimeve të dëmshme, duke tentuar të na ndajnë. Prandaj është e nevojshme të bashkëpunojmë që t’i identifikojmë, ndjekim dhe t’i zbulojmë aktivitetet e tilla”, theksoi Stoltenberg.

Ai vlerësoi se mediumet transparente janë mbrojtja më e mirë nga dezinformatat dhe propaganda.

Stoltenberg u përqendrua edhe në ndihmën që Aleanca e jep deri tek vendet-anëtare në përballjen me krizën me koronavirusin e ri.

“Vendi më i ri anëtar i NATO-s, Maqedonia e Veriut ka marrë ndihmë mjekësore dhe financiare nga Çekia, Holanda, Hungaria, Norvegjia, SHBA-ja, Sllovenia dhe Turqia. Falë NATO-s, vendet-anëtare kanë dërguar respiratorë, pajisje mjekësore, veshje mbrojtëse në Itali, Spanjë, Britani të Madhe, Bullgari, Lituani, Poloni, Rumani”, theksoi Stoltenberg.

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës veriatlantike theksoi se autoritetet civile të vendeve-anëtare kanë mbështetje ushtarake për planifikim, spitale polake, transport të pacientëve, riatdhesim të qytetarëve nga jashtë vendit, dezinfektim të sipërfaqeve publike dhe të vendkalimeve kufitare./MIA

error: Content is protected !!