Stoltenberg paralajmëroi ndihmë të re për Maqedoninë e Veriut

TË FUNDIT

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në konferencën e përbashkët me kryeministrin Zaev paralajmëroi ndihmë të re për Maqedoninë e Veriut.

Stoltenberg theksoi se Maqedonia e Veriut do të marrë ndihmë 60 respiratorë.

“Sot mund të njoftoj se Maqedonia e  Veriut do të marrë një paketë ndihme për të luftuar pandeminë Covid-19, 60 respiratorë  dhe pajisje të tjera të cilat janë të nevojshme, ky është solidariteti i NATO-s”, tha Stoltenberg.