Stoltenberg: NATO do të ofrojë edhe më tej përkrahje të gjithanshme për Kosovën

Must Read

A ka mundësi që të mbyllen çerdhet përsëri? Ka prindër që i kanë regjistruar fëmijët, por nuk i sjellin

https://youtu.be/S4vRRkF4J4U Nëse përkeqësohet gjendja epidemiologjike, çerdhet mund të mbyllen përsëri. Drejtori i...

Shkëndija fitimtare ndaj Tottenham, Gjoka: Pavarësisht rezultatit do të fitojmë eksperiencë

https://youtu.be/HICK76-swYA Pavarësisht se si do të jetë rezultati mes Shkëndisë dhe Totenhemit,...

A ka dallime mes koalicionit LSDM-BDI?

https://youtu.be/_ZOKeia4-vU Bashkimi Demokratik për Integrim nuk heq dorë nga masa e paralajmëruar...
- Advertisement -

Zyra e kryeministri të Kosovës sot ka informuar se kryeministri Avdullah Hoti, në kuadër të vizitës zyrtare në Bruksel është pritur në selinë e NATO-s nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Me këtë rast, siç është theksuar, Hoti është shprehur se prania e NATO-s/KFOR-it është e një rëndësie të veçantë për forcimin e paqes dhe stabilitetit.

- Advertisement -

“Në këtë takim, në të cilin u bisedua për zhvillimet politike dhe ato të sigurisë në vendin tonë, kryeministri Hoti shprehu falënderimin e tij dhe të popullit të Kosovës për misionin e KFOR-it në Kosovë, duke theksuar se prania e NATO-s/KFOR-it, është e një rëndësie të veçantë për forcimin e paqes dhe të stabilitetit në këtë pjesë të Evropës Juglindore.”, është bërë e ditur në komunikatë.

Kryeministri Hoti e ka falënderuar sekretarin Stoltenberg edhe për ndihmën që u ka dhënë KFOR-i institucioneve të Republikës së Kosovës për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

- Advertisement -

“Duke e vlerësuar rolin e Aleancës Veriatlantike për paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar, kryeministri Hoti, sipas komunikatës, ka theksoi përkushtimin e Kosovës për ndërtimin e një të ardhmeje euroatlantike dhe synimin që Kosova sa më parë të bëhet anëtare e NATO-s.”, është bërë e ditur në komunikatë.

Ndërsa, Sekretari Stoltenberg ka thënë se NATO-ja do të ofrojë edhe më tej përkrahje të gjithanshme për Kosovën, për të siguruar një mjedis paqësor dhe një të ardhme të sigurt për të gjithë qytetarët e saj.

- Advertisement -

Po ashtu, kryeministri e ka ftuar sekretarin Stoltenberg të vizitojë Kosovën, sa më parë që t’i jepet rasti./21Media

- Advertisement -

A ka mundësi që të mbyllen çerdhet përsëri? Ka prindër që i kanë regjistruar fëmijët, por nuk i sjellin

https://youtu.be/S4vRRkF4J4U Nëse përkeqësohet gjendja epidemiologjike, çerdhet mund të mbyllen përsëri. Drejtori i Shtëpisë së shëndetit Shkup, Viktor...

Shkëndija fitimtare ndaj Tottenham, Gjoka: Pavarësisht rezultatit do të fitojmë eksperiencë

https://youtu.be/HICK76-swYA Pavarësisht se si do të jetë rezultati mes Shkëndisë dhe Totenhemit, ekipi tetovar do të jetë...

A ka dallime mes koalicionit LSDM-BDI?

https://youtu.be/_ZOKeia4-vU Bashkimi Demokratik për Integrim nuk heq dorë nga masa e paralajmëruar se do të suvencionohen pagat...

Sërish thirrje anti-shqiptare, dasmorët u nisën për të marrë nuse, u takuan me “Komitët”

https://youtu.be/IpVru6zhjP8 Ishin nisur për të marrë nusen, por dasmorët shqiptarë u takuan me grupin e tifozëve “Komitët”...

Ndotësit do të kapen me dron, nga 18 xhirime, kapet një ndotës

https://youtu.be/IMbCRan-vnM Patrulla ekologjike, me dron fluturon disa herë në javë për të kontrolluar se kush ndotë dhe...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -