Stoltenberg fillon takimet zyrtare!

TË FUNDIT

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe Këshilli Atlantik të Veriut (NAK), në të cilin janë ambasadorët e të gjitha vendeve anëtare të Aleancës, sot me nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake janë pritur në platenë para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut pas çka pritet që të ketë takim me kryeministrin Zoran Zaev.

Gjatë ditës së sotme, Stoltenberg dhe ambasadorët e Këshillit atlantik të Veriut  do të priten edhe nga presidenti Stevo Pendarovski.

Stoltenberg në Maqedoninë e Veriut arriti dje pasdite, ndërsa në mbrëmje mori pjesë në pritjen në Kuvend të cilën e organizoi kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi. Prej atje sekretari i përgjithshëm i NATO-s porositi se me padurim e presin Maqedoninë e Veriut si vendi i 30-të anëtar i Aleancës Veriatlantike.

“Së shpejti, kur procesi i anëtarësimit tuaj do të përfundojë, me padurim do ta pres Maqedoninë e Veriut si vend i tridhjetë anëtar në Aleancën tonë. Dhe ta shoh flamurin tuaj duke valëvitur para selisë sonë në Bruksel, si dhe në misionet dhe operacionet tona gjithkund në botë”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.