Stoltenberg e përshëndeti zgjedhjen e Bajdenit president i SHBA-së

TË FUNDIT

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sot e përshëndeti rizgjedhjen e Xho Bajdenit president të ri të SHBA-së, duke theksuar se Bajdenin e njeh “si përfaqësues të fuqishëm të NATO-s dhe marrëdhënieve transatlantike”.

Stoltenberg në deklaratë thekson se lidershipi amerikan është i rëndësishëm në botën e paparashikueshme.

“Gëzohem për bashkëpunimin e afërt me presidentin e sapozgjedhur Bajden, nënpresidenten e sapozgjedhur Kamalla Haris dhe administratën e re, për përforcimin e mëtejmë të lidhjeve midis Amerikës së Veriut dhe Evropës”, nënvizoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s.