Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, sot e potencon vlerën e lidershipit evropian pas gjestit kontravers të presidentit amerikan Donald Tramp për tërheqjen e 9.500 ushtarëve amerikan nga Gjermania.
“Bota ka nevojë për më shumë lidership evropian”, deklaroi Stoltenberg për Dojçe vele. “NATO ka nevojë për lidership evropian. Të gjithë kemi nevojë Gjermania të luajë rol ende më të rëndësishëm, sepse Gjermania është ekonomia më e madhe në Evropë”.
Komenti i Stoltenberg vjen prejse javën e kaluar Tramp e konfirmoi qëllimin e tij ta zvogëlojë numrin e ushtarëve amerikan në Gjermani nga 34.000 në 25.000. Ministrat gjerman, duke e përfshirë edhe ministrin e mbrojtjes Anegret Kramp-Karenbauer dhe ministrin e punëve të jashtme Hajko Mas e kritikuan planin e Trampit.
Stoltenberg, shtoi se, para se ta japë kumtesën zyrtare, për këtë gjest ka biseduar edhe me Trampin dhe me ç’rast i ka bërë thirrje ta mbajë praninë amerikane në Evropë.
“Kjo është e rëndësishme për Evropën, por e rëndësishme edhe për SHBA-në”, deklaroi ai. “Paqja dhe stabiliteti në Evropë kontribuojnë për sigurinë e Amerikës Veriore”.
Në intervistë për Dojçe vele Stoltenberg si të rëndësishme e vlerësoi rritjen e buxhetit për mbrojte në Gjermani.
“Gjermaninë e vlerësoj si aleat shumë të fuqishëm dhe të rëndësishëm. Edhe Gjermania tani në tërësi dukshëm më shumë investon në mbrojtje”, tha Stoltenberg.
“Gjermania tani e ka buxhetin më të madh për mbrojtje në Bashkimin Evropian dhe është e treta në NATO pas Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së…Në kohë të pasigurta kemi nevojë për institucione të fuqishme multifunksionale”, shtoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s./MIA
