Stoltenberg: Bëhet përpjekje për përparim të dialogut Beograd-Prishtinë

TË FUNDIT

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg duke folur për perspektivën e Ballkanit në Aleancën Atlantike, ka komentuar procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ka deklaruar, se bëhet përpjekje për përparim në këtë proces dhe se NATO dëshiron të ndihmojë në stabilizim.

“Është raportuar dialog mes Beogradit dhe Prishtinës dhe të gjithë dëshirojmë të ndihmojnë në stabilizimin dhe mbrojtjen e të gjitha komuniteteve dhe të gjitha përpjekjet janë për të bërë përparim në dialog”, tha Stoltenberg në paraqitjen për media me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, transmeton TV21.