Stokholm, turistë në çati ,mënyra të reja për të argëtuar vizitorët

TË FUNDIT

Stokholmi, kryeqyteti i Suedisë, është një destinacion i preferuar nga turistët, me jo pak atraksione që ofron, por tani, agjencitë turistike po kërkojnë edhe të tjera mënyra për të argëtuar dhe tërhequr të huajt.

Turistëve në Stokholm i ofrohet edhe mundësia të bëjnë një tur në çatitë e ndërtesave në zonën historike të kryeqytetit, Ridarholmen, për të parë që andej qytetin nga një këndvështrim krejt i ri.

Sipas guidës së turit mbi çati, pjesa më e madhe e njerëzve e konsiderojnë këtë një mënyrë shumë të veçantë dhe të këndshme për të parë qytetin. Turistët në Stokholm përballen me një qytet ku pjesa më e madhe e ndërtesave janë të ulëta dhe ngjitja mbi çati ofron një pamje unike./tch