VMRO DPMNE akuzon kryeministrin Zoran Zaev se shpenzoi kot edhe një vit. Zëdhënësi e kësaj partie Naum Stoillkovski theksoi se Maqedonia, sipas draft – përfundimeve të këshillit të ardhshëm të BE-së, nuk do të marrë datë për fillim të negociatave me BE-në.
“Në përfundimet nga viti i kaluar, Këshilli disa herë e thekson nevojën kritike që Maqedonia të bëjë progres konkret në sferën e reformave urgjente dhe të arrijë rezultate të dukshme në luftën kundër korrupsionit. Është theksuar se Këshilli kërkon rezultate në:
-Reformat gjyqësore
-Luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke e përfshirë këtu edhe korrupsionin në nivel të lartë
-Reformat në shërbimet e inteligjencës dhe sigurisë
-Reformat në administratën publike”, deklaroi Naum Stoillkovski nga VMRO-DPMNE.
