Qeveria në seancën e djeshme emëroi 36 vjeçarin Stevo Kërstevski nga Velesi për drejtor të Fondit Shëndetësor. Ai është këshilltar aktual nga koalicioni i LSDM-së në përbërjen aktuale të Këshillit të Komunës së Velesit dhe pronar i Byrosë së Kontabilitetit dhe Këshillimit në Veles.
Kërstevski deklaroi për MIA-n se pret të marrë vendimin të premten, pas së cilës ai do të marrë zyrtarisht detyrën.
Detyra e tij e re është e papajtueshme me detyrën e këshilltarit pasi ai duhet të shkarkohet nga pozita e këshilltarit dhe në vend të tij të zgjidhet anëtar i ri i Këshillit të Komunës së Velesit nga koalicioni i LSDM-së.
Qire Gajdov në Këshillin e Komunës së Velesit deklaroi për MIA-n se shkarkimi i tij me siguri do të jetë në seancën e nesërme të Këshillit dhe anëtari i ri duhet të zgjidhet në seancën e ardhshme. Ai informoi se i radhës në listën e koalicionit të LSDM është Zlate Malinov./MIA
