Steven Spielberg jep 1 milion dollarë për Ukrainën

TË FUNDIT

Steven Spielberg dhe gruaja e tij Kate Capshaw, kanë dhuruar 1 milion dollarë për organizatat humanitare të Ukrainës.

Nëpërmjet filantropisë së tyre, Fondacionit Hearthland, Spielberg dhe Capshaw kanë ndarë paratë për disa organizata në dhe afër Ukrainës, duke përfshirë Kryqin e Kuq Polak, Veprimi Humanitar Polak, Kuzhina Qendrore Botërore, Shoqëria e Ndihmës për Imigrantët Hebrenj dhe Fondi i Veprimit Urgjent, ka raportuar Ukraine Now në Telegram.

Ditë më parë një veprim të ngjashëm kanë bërë edhe dy çifte të tjera hollivudiane, Ashton Kutcher e Mila Kunis dhe Ryan Reynolds e Blake Lively. Të dy këto çifte kanë dhuruar nga 1 milion dollar për t’i dalë në ndihmë Ukrainës.