Drejtoresha e Klinikës Infektive, Milena Stevoanoviq sonte në Click Plus në TV21, tha se po përballen me shumë situata të vështira. Ajo thotë se kur mendojmë se gjithçka është në rregullë në orët e ardhshme situata përkeqësohet dhe për një sekond e humbin pacientin.
“Ne përballemi me pacientë jashtëzakonisht të vështirë gjatë pranimit, kur është e vështirë për të ndihmuar dhe shpëtuar pacientin. Por ka edhe pacientë që pranohen në kohë trajtohet 8 javë dhe kur mendoni se e keni bërë punën dhe kur mendonit se gjithçka është në rregull, në orët e ardhshme situata përkeqësohet dhe ne po e humbasim atë për një sekondë”, u shpreh Stevanoviq në Click Plus.
